Ka ngordhur një nga gjirafat e Kopshtit Zoologjik të Shkupit

Ka ngordhur një nga tre gjirafat në kopshtin zoologjik të Shkupit. Gjirafa Tobogo, siç thonë nga kopshti, ngordhi papritmas dje, kurse i është bërë autopsi gjatë së cilës nuk ishin konstatuar dëmtime fizike, njofton Portalb.mk.

“Ditëve në vijim presim rezultatet e plota për shkakun e vdekjes së Tobogos. Gjirafa Tobogo, së bashku me Casperin dhe Floppin, ishte ndër banorët e preferuar të kopshtit zoologjik të Shkupit. Ishte i preferuari i stafit dhe vizitorëve. Të gjithë jemi jashtëzakonisht të trishtuar dhe me zemër të thyer nga largimi i tij”, thanë nga kopshti zoologjik.

Tobogo ka lindur në Frankfurt të Gjermanisë në dhjetor 2010, kurse banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit ishte që nga 5 nëntori 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button