Radev: Zgjedhjet parlamentare në Bullgari do të mbahen më 4 prill

Presidenti bullgar Rumen Radev në fjalimin e djeshëm drejtuar popullit, informoi se ka vendosur që zgjedhjet parlamentare në vend të mbahen më 4 prill. Ai tashmë ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve, megjithëse data e njoftuar fillimisht për mbajtjen e tyre ishte 28 mars, njofton Portalb.mk.

“Edhe pse dihet prej kohësh që këto zgjedhje do të mbahen në pandemi, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim. Faleminderit të gjithëve që iu përgjigjën ftesës sime për konsultim. Unë kam tërhequr vëmendjen e publikut për nevojën e masave të duhura për të kapërcyer problemet gjatë zgjedhjeve”, tha Presidenti Radev.

Ai shtoi se Bullgaria duhet të ketë një parlament legjitim dhe një qeveri funksionale sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të punojë në kapërcimin e krizës dhe për reformat në vend.

Përndryshe, partitë politike bullgare e pranuan ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, por partia qeverisëse GERB e Kryeministrit Bojko Borisov doli me qëndrimin se në atë datë janë Pashkët Katolike dhe konsiderojnë se kjo do të krijojë probleme për qytetarët bullgarë, veçanërisht për ata që jetojnë në jashtë vendit

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Bullgari në pranverë është i paparashikueshëm. Sondazhet e deritanishme tregojnë udhëheqje të ngushtë të partisë GERB të Kryeministrit Borisov, e ndjekur nga socialistët bullgarë. Në përbërjen e ardhshme të Parlamentit bullgar mund të hyjnë dy parti të reja – Ka një popull i tillë(Ima takov narod) e shoumenit Sllavi Trifunov dhe Bullgaria Demokratike. Pritjet nga anketat e deritanishme janë që kryeministri i ri i Bullgarisë do të përcaktohet nga partitë më të vogla politike që hyjnë në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button