Edhe Stupcat me Harlem Shake

Trendit botëror të vallëzimit Harlem Shake i janë bashkuar shumë kompani e familje shqiptare. Tash këtë e kanë bërë edhe humoristët më të njohur në vendin tonë Stupcat.

E natyrisht duke pas parasysh suksesin e tyre, klikimet këtij klipi janë mjaft të mëdha, edhe pse sapo është lansuar.

Harlem Shake u luajt në fillimin e viteve 1980. Ishte Albert Leopold Boyce, i njohur si Al B, ai i cili kërceu këtë stil në Harlem. Ai vdiq më 2006.

Ndërkohë, gjatë viteve ky kërcim u praktikua në New York dhe më vonë u bë i famshëm edhe nga spoti “Let’s Get It” i G. Dep dhe P Diddy.

Ndërkohë, kërcimi 30 sekonda i bërë i famshëm gjatë vitit 2013 është i lidhur me emrin e këngës së producentit Harry Rodrigues që lansoi një këngë me këtë emër, dhe pastaj përfshiu gjithë botën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button