Spin – autogol e zbuloi tezën për “popull të vetëorganizuar” më 27 prill të vitit 2017

Antonio Milloshoski zbardhi tezën për ” njerëzit e vetëorganizuar që spontanisht donin të parandalonin shkeljen e Kushtetutës” përmes sulmit në Parlament më 27 prill të vitit 2017, së pari përmes imazhit të kolegut të tij Krsto Mukoski si “terrorist individual” vitin e kaluar, dhe tani  si “ekzekutuesi që hapi dyert e dhunës së 27 prillit “, e më pas me ngjarjet në Kapitolin e Uashingtonit si një “procesi demokratik” përmes sulmeve klasike të dhunshme ndaj institucioneve, transmeton Vërtetmatësi.

Shkruan: Ljubomir KOSTOVSKI

Këto ditë, po rritet numri i figurave publike që tregojnë ngjashmëritë midis ngjarjeve në vend në 27 prill 2017, me sulmin e turmës në parlament me atë të javës së kaluar, më 6 janar 2021 në Uashington, kur mijëra mbështetës të kandidatit republikan për president Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit të SHBA-ve, në mes të seancës ku de fakto duhej të pranoheshin të ashtuquajturat votat elektorale për të njohur rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit.

Një nga mënyrat në të cilën VMRO-DPMNE po përpiqet të shmangë atë krahasim u demonstrua nga zyrtari i kësaj partie, Antonio Milloshoski me deklaratën e mëposhtme, të cilën ne e vlerësojmë si spin:

Spin:  Shtetet e Bashkuara janë një vend që nuk besoj se do të lejojë atë që hapi dyert e Kongresit, si Krsto Mukoski në Maqedoni, të amnistohet nga qeveria dhe gjykata. Në Maqedoni, kryesi që hapi dyert e dhunës më 27 prill u amnistua, dhe pastaj u bë një aleat i qeverisë dhe u shpërblye me miliona tenderë për kompaninë familjare, e cila dërgoi një mesazh që nëse i bindeni  si Mukoski, dhuna u pagua si financiarisht ashtu edhe politikisht. Një bonus për “portierin e dhunës” në Maqedoni ishte momenti kur ai, si pjesë e delegacionit shtetëror në vitin 2019, ishte në një audiencë me Papa Françeskun, me të cilin qeveria aktuale organizoi një lloj falje morale për Mukoskin në mes të Vatikanit.

[Burimi: Profili i Facebook – data: 8.01.2021]

Kundëspin: Le të kujtojmë se interpretimi i mëparshëm i partisë për këtë ngjarje ishte se ishte një tubim spontan i njerëzve. Në të njëjtën kohë, organizimi i ngjarjes nga udhëheqja e partisë-shtet transferohet vetëm tek një ish anëtar i VMRO-DPMNE, deputeti i atëhershëm nga Vevçani, Krsto Mukoski. Fakti që vetëm një individ mund të jetë “terrorist” (vitin e kaluar) ose “portier i dhunës” (këto ditë) dhe të gjenerojë ngjarje përmes aktit të hapjes së një prej dyerve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, qartë, nuk është e mundur të shpjegohet e tërë ideja e ndërprerjes së procesit të tranzicionit paqësor të pushtetit atë vit, pas zgjedhjeve politike të mbajtura në dhjetor 2016.

Kush e organizoi mbledhjen e kaq shumë njerëzve? Nga erdhën kaq shumë zyrtarë në masën e nxitësve të sulmit ndaj parlamentit? Sa pasive është policia dhe pse nuk e kreu funksionin e saj për disa orë? Pse një grup politikanësh kërcënues për jetën në sallën për konferencë shtypi u mbrojtën vetëm nga disa truproje dhe ka shumë situata të tjera që nuk mund t’i transferohen vetëm Mukovskit, i cili, përmes vlerësimit të Milloshoskit, është qartë i ndërgjegjshëm se pranoi ryshfet vetëm sepse ndryshoi mendimin e tij politik! Si një i tillë “i kthyeshëm”, ai mund të jetë gjithçka, madje edhe fajtori për atë që ndodhi më 27 prill.

Në përgjigje të asaj që Antonio Milloshoski theksoi, ekzistojnë dy nivele. Njëri që vetë Mukoski vuri në dukje në sallën e parlamentit pas sulmit të parë ndaj tij që nga shkurti i vitit të kaluar:

Krsto Mukoski pagoi gabimin, ai i shërbeu detyrës së tij më 27 prill. Më vjen keq që njerëz si ju nuk u përgjigjën, së bashku me atë që u arratis, i drejtuat njerëzit në qendrën për konferencë dhe u treguat se Zaev ishte atje dhe se ai ishte shënjestra.

Konteksti i dytë është sigurisht më i gjërë, përmes paraleles që ndodhi midis ngjarjes së 27 prillit 2017 dhe asaj të 6 janarit të këtij viti, kur në një mënyrë shumë publike dhe të qartë sqarohen vlerësimet që, në atë kohë, gjykimin për përpjekjen e grushtit të shtetit në vend e dha prokurorja Vilma Ruskoska dhe gjyqtarja Dobrila Kacarska në procesin e shkallës së parë – si mund të vlerësohet një sulm masiv dhe i organizuar ndaj organit më të lartë përfaqësues në orën e ndërrimit të pushtetit, i cili kuptohet pas zgjedhjeve të organizuara parlamentare?!

Ai vlerësim i përfaqësuesve të gjyqësorit, i cili përfundoi me një verdikt të shkallës së parë për disa persona, vazhdimisht kontestohej nga partia VMRO-DPMNE, gjë që e bënin në dialogun politik për këtë çështje në raste të ndryshme. U tha se nuk kishte asnjë organizim në këtë ngjarje nga prilli 2017, se gjithçka ndodhi spontanisht…

Unë isha pjesë e atyre protestave. Ne protestuam kundër politikave të gabuara dhe e konsideroj si të drejtë demokratike të shprehim revoltë kundër partive dhe strukturave të caktuara politike. Asnjë anëtar i vetëm i VMRO-DPMNE nuk është pjesë e organizatës gjatë ndërhyrjes, tha Mickoski në gjyqin e fundit në çështjen e Apelit “27 Prill” ku ai erdhi si dëshmitar.

Por ngjarjet para Kongresit Amerikan hodhën një dritë krejtësisht të ndryshme mbi një ngjarje shumë identike në vendin tonë, natyrisht e parë përmes reflektorëve politikë.

Ata nuk ishin protestues – mos guxoni t’i quani protestues. Ata ishin një turmë e tërbuar. Rebelë. Terroristë vendas. Është kaq themelore. “Është aq e thjeshtë”, tha Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Ky vlerësim u pranua unanimisht nga pothuajse të gjitha mediat botërore, si dhe shumica e politikanëve të lartë në botën perëndimore.

Ata që hartuan deklaratën e VMRO-DPMNE me rastin e ngjarjeve në Uashington ishin padyshim në telashe të mëdha. Ja si duket:

 Trazirat dhe dhuna nuk janë mënyra për një demokraci më të fortë, por një mënyrë për ta minuar atë. Informacioni nga Uashingtoni është shqetësues, por në të njëjtën kohë ne jemi të bindur që demokracia, liria dhe ligji do të mbizotërojnë. Vetëm ngjarje të tilla janë në favor të atyre që krijojnë përçarje, nuk duan unitet midis njerëzve dhe që tërheqin përfitime personale pas perdes së incidenteve të pakëndshme. Dhuna nuk është rruga për një demokraci më e fortë, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në këtë postim ne vërejmë se nuk përmendet kush e organizoi turmën, kush e mbështeti atë, kush e ndau popullin, etj. Dhe kush është “Mukoski i tyre?” Epo, edhe kush përfaqëson demokracinë, lirinë dhe ligjin?

Prandaj, mveshja e dhunës ndaj një personi, një tezë që Milloshoski tani po përpiqet ta shtyjë në dy raste, ne e vlerësojmë si një spin. Një thjeshtim i tillë i ngjarjeve të 27 prillit 2017, por edhe nënkuptimi se sfondi i ngjarjeve në Uashington javën e kaluar është po aq i thjeshtë, është vetëm një përpjekje e cekët për të gjetur të gjithë fajin tek një person dhe gjykimet që kaluan me dënime mbi autorët e krimit, si dhe proceset gjyqësore që vazhdojnë ende kundër organizatorëve, në përpjekje për t’i harruar ato, sikur të mos kishin ndodhur fare dhe sikur të mos ekzistojnë. Përveç faktit që bie në ujë dhe teza e përsëritur gjerësisht të “vetë-organizimit të popullit” me nëntekstin – e drejta për të ndryshuar rregullat në një demokraci parlamentare, që  shpie në një terren shumë të “rrëshqitshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button