RMV, ndryshimet në shkollat fillore janë të nxituara sipas sindikatës, ndërsa ministria i vlerësoi si të vonuara

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) janë për ndryshimet në arsimin fillor, por kanë vlerësime të ndryshme në lidhje me shpejtësinë e realizimit të këtyre ndryshimeve, transmeton Portalb.mk.

“Reformat në arsimin fillor duhej të ishin bërë një dekadë më parë dhe se me sjelljen e konceptit të ri nuk përshpejtohet, por përkundrazi tani më jemi vonë”, deklarojnë nga MASH-i.

Ministria vlerësoi se këto reforma janë më transparentet deri më tani dhe janë në interes të nxënësve.

“Edhe një herë jua rikujtojmë se reformën nuk e bëjmë sot për nesër, por se kjo është rezultat i konsultimeve të gjera, analizave shumë vjeçare ndërkombëtare dhe vendore si dhe qëndrimeve të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve”, deklarojnë nga Ministria.

Në lidhje me ndryshimet në arsimin fillor, ministria theksoi që prej fillimit janë ftuar edhe SASHK-u për të kontribuuar në këtë drejtim.

“SASHK-u e përshëndet nismën për reforma në arsim dhe vlerëson se është e nevojshme, por e nxituar, pa u krijuar kushtet e nevojshme për realizimin e saj pa pengesë”, vlerësojnë nga SASHK-u, duke shtuar se nuk janë larguar lëshimet të cilat pamundësojnë realizmin e saj me sukses.

Sindikata gjithashtu theksoi se akoma ka disa çështje dhe detaje të pasqaruara në dokumentin e propozim-konceptit për reforma në arsimin fillor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button