RMV, në lokalin e tij u arrestuan 11 persona që po luanin, ndërsa ndaj policisë shfaqi sjellje agresive

Në Shkup dhe Kumanovë janë mbyllur dy lokale, pasi kanë punuar janë orarit të lejuar, ndërkohë policia ka privuar nga liria disa qytetarë në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup policia ka mbyllur lokalin për lojëra kompjuterike, kur kishin qenë 11 qytetarë dhe pronari i lokalit, 45 vjeçari N.H. Raportohet se të pranishmit janë arrestuar.

“Pronari N.H. është sjellur në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer detyrat zyrtare, pas së cilës për atë është përgatitur procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit 13 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, raportojnë nga policia, në lidhje me pronarin e objektit që gjendet në “Xhon Kenedi” të Çairit.

Policia raportoi gjithashtu se ka mbyllur edhe një lokal në rrugën “11 nëntori” në Kumanovë.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti punon pas orarit të punës për objekte gastronomike dhe nuk i përmbahet vendimit të sjellur nga Qeveria. Në objekt kanë qenë prezent nëntë persona- mysafirë dhe pronari F.R. (30) nga Kumanovë”, njoftojnë nga policia, duke sqaruar se Inspektorati ka mbyllur këtë objekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button