RMV, numri i personave juridikë të themeluar dhe të mbyllur në vitin 2020 nuk dallon nga mesatarja e viteve të mëparshme

Regjistri qendror informon se përkundër faktit se kriza e parave të gatshme në vitin 2020 shkaktoi vështirësi në funksionimin e ndërmarrjeve, të dhënat e tyre zyrtare tregojnë se vitin e kaluar numri i personave juridikë të mbyllur dhe të sapo themeluar ishte brenda mesatares, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga ky institucion shtojnë se personat juridikë fshihen me kërkesën e tyre me anë të falimentimit, likuidimit dhe me ndryshimin e statusit dhe fshirjet sipas detyrës zyrtare sipas Ligjit për shoqëritë tregtare, shumica e të cilave janë për shkak të llogarisë vjetore të pa dorëzuar, investimit themelor të papaguar, tre vjet me radhë joaktive entitetet dhe adresë të paregjistruar të e-mailit.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2017 ishin 10,628 persona juridikë fshirë sipas të gjitha bazave për fshirje, në vitin 2018 ai numër ishte 6.864, pastaj 7.243 në vitin 2019 dhe 6.214 në vitin 2020.

Nga Regjistri Qendror thonë se ata janë të impresionuar nga guximi dhe shpirti sipërmarrës i biznesmenëve në Maqedoni, madje edhe në kushte të pandemisë globale.

“Nga të dhënat zyrtare mund të shihet se numri i njësive ekonomike të krijuara rishtas në vitin e kaluar 2020 është brenda mesatares së viteve të fundit,” kanë lajmëruar nga Regjistri Qendror.

Në vitin 2017, numri i subjekteve të krijuara rishtas ishte 7.903, 7.378 në vitin 2018, 7,810 në vitin 2019 dhe 7077 në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button