Policia i ka kapur Nefi Usenit tre kamionë-mikser për beton të paregjistruar me muaj e vite

Policia e Trafikut për dy javë ka marrë mbi 25 automjete për 90 ditë, të cilët kanë qenë të paregjistruar mbi 6 muaj, edhe përskaj fushatës dhe paralajmërimit të MPB-së se më 26 dhjetor kanë hyrë në fuqi masat rigoroze për vozitësit. Ata me vetura, autobusë, mikserë për beton dhe vinça të paregjistruara, jo vetëm që do të mbeten pa automjetet e tyre, por do të paguajnë edhe gjoba mbi 500 euro, informon SDK, transmeton Portalb.mk.

Kontrollet e përforcuara të policisë së trafikut kanë filluar që prej vjeshtës, a për policinë është e habitshme që pa regjistruar kishte vetura të shtrenjta ose automjete mekanizuese, apo kamionë të ndërmarrjeve.

Para ca kohësh policia ka kapur tre kamionë-mikserë për beton, pronar i ndërmarrjes së ish këshilltarit të BDI-së, Nefi Useini, të cilat nuk kanë qenë të regjistruara me muaj, vite.

Rekord i automjeteve të kapura është një kamion i një ndërmarrjes tjetër, që nuk e ka regjistruar për 6 vjet.

Përveç automjeteve të ndërmarrjeve, janë kapur edhe automjete pa regjistrim më pak se gjashtë muaj. Në periudhën prej 31 dhjetor 2020 deri më 09 janar 2021 në territorin e tërë shtetit janë sanksionuar 6.489 vozitës të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit, gjegjësisht:

  • 414 – për skadim të afatit të lejes për qarkullim
  • 520 për vozitje pa leje qarkullimi
  • 835 për vozitje të shpejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button