RMV, vendi është sulmuar nga ‘mafia pyjore’, veprimtaria kriminale vlerësohet 60 milionë euro në vit

Që nga viti 2001 e tutje, vendi është sulmuar nga “mafia pyjore”, veprimtaria kriminale e së cilës vlerësohet afërsisht 60 milion euro në vit. Por, përkundër kësaj situate dhe kuadrit ligjor që klasifikon prerjet ilegale si krim, numri i procedurave të filluara kundër autorëve të njohur dhe të panjohur shkatërrimisht i ulët, thuhet në hulumtimin e Eurothinkut, njofton Portalb.mk.

Në mënyrë shtesë, shqetësues është trendi i përgjysmimit të numrit të procedurave nga viti në vit, që është konfirmuar nga të dhënat e paraqitura nga Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ndërmarrja Publike Pyjet Kombëtare, MPB, si dhe si dhe prokuroritë themelore publike kompetente në vend.

Hulumtimi zbulon dy faktorë kyç që nxisin prerjet ilegale: varfëria dhe menaxhimi i dobët. Përndryshe, qytetarët më të rrezikuar janë në rrezik shtesë nga konflikti me ligjin dhe sekuestrimit të drurit të blerë nga hajnat e drunjëve, për një çmim relativisht më të ulët. Nga ana tjetër, sfida e menaxhimit të pyjeve është rezultat i disa faktorëve të tillë si mungesa e resurseve njerëzore dhe pajisjet e përshtatshme të rojeve të pyjeve, mbivendosja e kompetencave institucionale dhe mbikëqyrja joadekuate.

Ky është hulumtimi i publikuar sot nga Qendra për strategji evropiane EUROTINK- “Shkatërrimi i së ardhmes sonë: format /modelet e krimit të organizuar në prerjet ilegale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Raporti mbështetet në hulumtimin e literaturës ekzistuese, analizën e kornizës ligjore, përpunimin e të dhënave të marra përmes qasjes së lirë në informacionin publik nga institucionet kompetente dhe 29 intervista gjysmë të strukturuara me disa kategori të të anketuarve. Hulumtimi  u përgatit me mbështetjen e Fondit për rezistencë të Iniciativës Globale kundër krimit të organizuar transnacional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button