Filipçe: Prej 21 janarit janarit kafeteritë dhe restorantet do të punojnë deri në ora 21

Prej 21 janarit kafeteritë dhe restorantet sërish do të punojnë deri në ora 21. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se fotografia epidemiologjike në vend është stabile, po zvogëlohet numri i pacientëve të hospitalizuar nëpër spitale dhe ka shtretër të lirë spitalor, me çka mundësohet kthimi i orarit të zakonshëm të objketeve hoteilerisë, njofton Portalb.mk.

“Prej 21 janarit është e sigurt se objektet e hotelierisë do të punojnë deri në ora 21. Do të shqyrtohet kërkesa dhe mundësia që të punojnë edhe deri në ora 21. Masat të cilat janë vendosur para Vitit të Ri dhanë rezultate, kemi gjendje stabile dhe tani për tani lëshim tjetër nuk do të ketë”, tha ministri Filipçe, gjatë vizitës së tij në Mjekësinë Ligjore.

Kafeteritë dhe restorantet nga 18 dhjetori punojnë deri në ora 18 si pjesë e masave të Qeverisë të cilat janë miratuar para festave të fundvitit, me qëllim që të parandalohen grupimet dhe festimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button