Zyrtarit serb iu refuzua kërkesa për të vizituar Kosovën

Drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i është ndaluar hyrja në Kosovë. Këtë e njoftoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në profilin e saj në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Haradinaj shkroi se Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktrive.

“Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”.

Sipas saj, Serbia tenton rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit;

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button