Italia në krizë, ish-kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni, në rrezik rënia e Qeverisë

Italia është zhytur në krizë politike pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës, duke rrezikuar rënien e Qeverisë në mes të pandemisë kaotike të koronavirusit, njofton Portalb.mk.

Renzi njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të vogël nga partia e tij Italia Viva të mërkurën, një ndarje kjo që privon Kryeministrin Giuseppe Conte nga shumica e tij parlamentare.

Tensionet midis dy burrështetasve ishin rritur për javë të tëra rreth trajtimit të shpërthimit të COVID-19 që ka marrë më shumë se 80,000 jetë në Itali.

Ata erdhën në krye të planeve për të shpenzuar më shumë se 200 miliardë euro në fondet e rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, për të cilat Renzi paralajmëroi se rrezikohej të shkonin dëm.

Renzi kishte kërcënuar prej kohësh se do ta linte qeverinë pikërisht për këtë çështje.

“Të jesh i përgjegjshëm ka të bëjë me përballimin e problemeve, jo me fshehjen e tyre”, tha Renzi në një konferencë për media të mërkurën, i cili qeverisi Italinë nga viti 2014 deri në vitin në 2016.

“Italia Viva nuk e provokoi krizën politike”, u tha ai gazetarëve, duke ia hedhur fajin metodave irelevante të Qeverisë Konte. “Ne nuk do të lejojmë askënd të ketë kompetenca të plota”.

Më herët të mërkurën, Conte vizitoi Presidentin Sergio Mattarella, ‘arbitrin’ e fundit të krizave politike italiane, për të gjetur një rrugëdalje nga bllokimi.

“Me siguri, vendi nuk do ta kuptonte përfundimisht një krizë si kjo … njerëzit po na kërkojnë të vazhdojmë, në një situatë kaq të ndërlikuar dhe të vështirë”, paralajmëroi Conte.

Conte gjithashtu i bëri thirrjen e fundit Renzit të mërkurën, që të qëndrojë brenda koalicionit me katër parti, i cili mori detyrën në gusht të vitit 2019, duke thënë se është i bindur që uniteti i qeverisë mund të rikthehej nëse kishte vullnet të mirë nga të gjitha palët.

“Nëse ka vullnet të mirë, unë do të punoj për forcimin e kohezionit të koalicionit”, tha Conte.

Përplasja politike, e cila e lë Kryeministrin Giuseppe Conte,pa shumicën parlamentare, vjen në kohën më të keqe të mundshme për Italinë ndërsa lufton për të përmbajtur pandeminë e koronavirusit dhe për të dalë nga bataku ekonomik.

Burime të shumicës zbulojnë se Conte ditët e fundit i ka kërkuar të bisedojë me Matteo Renzin me thirrje telefonike dhe madje me mesazhe, për të cilat ai nuk ka marrë asnjë  përgjigje.

Në letrën e ministrave të Italia Viva gjatë dorëheqjes drejtuar Contes thuhet se lënia e një posti qeveritar kërkon konsiderata shumë të gjata, të dhimbshme dhe shumë të thella. “Ne kemi vendosur të heqim dorë nga mandati në emër të dinjitetit dhe fisnikërisë së politikës dhe të lirisë dhe përgjegjësisë sonë individuale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button