Mijallkovit i vjetërohet vepra për shkatërrim të pajisjes për përgjim, ngarkesa i mbetet Jankulloskës

Nga procesi i madh gjyqësore “Fortesa-Target” për përgjimin e paligjshëm në kohën e VMRO-DPMNE-së i cili po afrohet nga fundi, në mras do të hidhet poshtë një nga veprat kriminele të të akuzuarit ish-drejtorit i DSK-së Sasho Mijallkov, për shkak të vjetërimit. Vjetërohet ndikimi i Mijallkovit për shkatërrim të pajisjes me të cilën është realizuar përgjimi, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Nuk i vjetërohen veprat kryesore penale për përgjimin joligjor, ndërsa ato janë shoqërim kriminel dhe keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

“Edhe nëse i akuzuari Mijalkov nesër dënohet në shkallën e parë, ajo vepër penale gjithsesi se vjetërohet në mars, sepse për veprën marrje të shpërblimit për ndikimin joligjor është vetë 3 vite burgim”, thonë nga Prokuroria.

Ngarkesa për shtypje të pajisjes së përgjimit, vetëm që të fshihen dëshmitë për ndjekjen masive të qytetarëve, do t’i mbetet të akuzuarës Gordana Jankulloska, ministre e atëhershme e Punëve të Brendshme, për shkak se në arrati është i akuzuari ish-shefi Goran Grujevski.

Sot, në befasi të Këshillit gjyqësor në krye me gjykatësit Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq, e akuzuara Nadica Nikoliq nga DSK nuk erdhi. Avokati i saj tregoi vërtetim nga mjeku amë se ajo ka bronkitis, ndërsa gjykatësit thanë se para disa ditës në të njëjtin gjykim Nikoliq nuk ka shfaqur shenja se nuk ndjehet mirë, duke pasur parasysh atë se mjeku ka shkruar diagnozë bronkitis, ndërsa ajo ndezje nuk fitohet aq shpejtë, pa simptoma disaditore, lodhje, madje edhe dhimbje.

Begtoviq dhe Tufegxhiq vërejtën se në dokumentacionin mjekësor nuk është shënuar se e akuzuara nuk mund të marrë pjesë dhe ta ndjekë procesin gjyqësor, për çfarë arsye paralajmëruan se gjykata do ta kontrollojë rezultatin dhe diagnozën e shkruar nga mjeku. Për seancën e ardhshme të premtën, gjykata tha se nuk do ta tolerojë mungesën e Nikoliqit.

Në “Fortesë-Target”, krahas dy të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, të akuzuar janë edhe Gordana JankulloskaToni JakimovskiNadica Nikoliq dhe punonjës tjerë në DSK të cilët e kanë kryer përgjimin nga viti 2009 deri më vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button