Një vajzë gjashtëvjeçare e ka humbur jetën pasi e ka goditur një automobil në Tetovë

Një vajzë gjashtëvjeçare nga Tetova e humbi jetën në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në  rrugën “Vidoje Smilevski Bato”, njofton Portalb.

Vajza e ka humbur jetën pasiqë atë ka goditur një automobil i drejtuar nga një 30-vjeçar nga fshati Falisht i Tetovës.

“Sonte rreth orës 18:00 në rrugën ‘Vidoje Smilevski Bato’ në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku, ku vetura ‘Volkswagen Golf’ me targa të Tetovës e drejtuar nga një 30-vjeçar nga Falishti i Tetovës, ka aksidentuar një vajzë 6-vjeçare e cila pas aksidentmit është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku edhe i’u është nënshtruar plagëve të rënda që kishte pësuar dhe ka ndëruar jetë”, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Inspektim në vendin e ngjarjes është duke kryer prokurori publik dhe ekip nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button