RMV, vetë duhet ta bëjnë regjistrimin qytetarët që jetojnë jashtë vendit, sqaroi zëvendësministri Nuhiu

Debati për regjistrimi e popullsisë, shtëpive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ky propozim-ligj është pika e 14 e rendit të ditës në seancën e 29-të në Kuvend. Agim Nuhiu sot në kuvend prezantoi këtë propozim-ligj, duke sqaruar se regjistrimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit do të bëhet vetë.

“Dua të veçojë mundësinë që ofrojmë për t’u regjistruar çdo qytetar, çdo shtetas i RMV-së që gjenden me punë të përkohshme jashtë vendin tonë. Ata mund të vetëregjistrohen me aplikacion të posaçëm që do të regjistrohet në faqen e Entit Shtetëror për Statistikë, në periudhën 1 mars deri 21 prill të vitit 2021”, deklaroi Nuhiu, duke sqaruar se do të ketë 50 komisione regjistruese.

Ai sqaroi se në nenin 17 është theksuar që aktet që do t’i sjellë drejtori i Entit do të kenë efekte juridike, vetëm nëse paraprakisht janë do të pranohen dhe miratohen nga ana e zëvendësdrejtorit.

Më 30 dhjetor, Komisioni Legjislativ kishte procedurat deri te Talat Xhaferi miratimin e këtij propozim-ligji me procedurë të shkurtuar. Seanca planifikohet të vazhdojë nesër prej ora 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button