Vendet e BE-së zgjasin masat kufizuese, Italia në gjendje emergjence

Situata nga pandemia vijon të mbetet shqetësuese në shumë shtete evropiane. Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 autoritetet kanë vendosur të zgjasin masat kufizuese, pavarësisht se ka nisur procesi i vaksinimit, transmeton EN.

Në Itali ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza bëri me dije se gjendja e emergjencës do të vijojë deri më 30 prill. Sipas tij beteja me pandeminë ende nuk është fituar edhe pse janë bërë hapa të mëdhenj kryesisht me vaksinën, ndërsa theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Pas Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria në Holandë zgjat izolimin të paktën edhe për tre javë. Kryeministri Mark Rutte shprehet se janë të shqetësuar për shkak të varianti të ri të virusit dhe se gjendja në të cilën ndodhet Britania nuk është aspak optimiste.

Në Mbretërinë e Bashkuar në vetëm 24 orët e fundit u raportua për më shumë se 45 mijë të infektuar ndërsa spitalet janë të mbingarkuar. Rastet të rritje kanë detyruara autoritetet të paralajmërojnë qytetarët që të ndjekin masat kufizuese në të kundërt do të jetë policia në aksion.

Në Francë, qeveria deri më tani ka përjashtuar rivendosjen e izolimit kombëtar. Në vend, vlerësohet një mbyllje e bazuar në rajone, ose e pjesshme, për shembull në fundjavë, ose vijimi i shtetrrethimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button