Destinacion i fundit për makinat e vjetra: Vitin e kaluar janë importuar 29.052 makina, mbi 80% të përdorura (Infografik)

As kriza e koronës, as ndotja e ajrit në qytete, as taksa e re për automjetet e përdorura nuk arritën të bëjnë ndryshime në importin e makinave në Maqedoni. Sikurse vitet e kaluara, në vitin 2020 më shumë se 80 % të makinave të importuara kanë qenë të përdorura, e të cilat më parë janë blerë si të vjetra nga vendet evropiane. Ndërkohë vendet e zhvilluara janë ato që nga viti në vit, futin rregulla gjithnjë e më të rrepta për blerjen e automjeteve me naftë dhe benzinë, ndërsa stimulojnë blerjen e makinave elektrike nga qytetarët e tyre, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ndërsa Norvegjia brenda vetëm disa vitesh ia doli të ndryshojë shprehitë e qytetarëve dhe t’i stimulojë të blejnë makina elektrike, në Maqedoni pothuajse nuk ka ndryshime. Vitin e kaluar, në vend janë importuar gjithsej 29,052 makina, nga të cilat 23,880 të përdorura (82,2 %), ndërsa 5.172 kanë qenë të reja (17,8 %), tregojnë të dhënat nga Drejtoria e Doganës së RMV.

Dominimi absolut në importin e makinave të përdorura prej mbi 80 % gjatë viteve ka mbetur i pandryshuar në vitin 2020, duke arritur ashtu moshë mesatare rekord të makinave në vend prej 19.3 vjet në 2019, më nuk vlen justifikimi që importi i automjeteve të përdorura nga jashtë do të rinovojë flotën e automjeteve të qytetarëve të vendit tonë, e me atë do të përmirësohet siguria në trafik dhe do të zvogëlohet ndotja e ajrit.

Në vend të kësaj, statistikat tregojnë se makinat e reja mbizotëronin si një pjesë e automjeteve të importuara para vitit 2010, kur shumica dërrmuese e më shumë se 70 % e asaj që mbërriti në vend kanë qenë makina të reja. Ndërkohë, numri i makinave të regjistruara në vend është rritur në mënyrë drastike dhe si asnjëherë më parë u ngrit çështja e ndikimit të ndotjes së ajrit nga transporti. Nga viti 2009 deri vitin e kaluar, në vend kanë hyrë 341.079 makina të përdorura, kundrejt 66.021 makinave të reja.

Të dhënat tregojnë se kriza e koronës e ka ulë importin e makinave në vend vitin e kaluar krahasuar me vitin 2019. Megjithatë, statistikat tregojnë se makinat e importuara në 12 muajt e fundit nuk janë më keq se në vitin 2017 (28.410) dhe në vitin 2015 (27.440), kur në vend u importuan më pak vetura në krahasim me vitin 2020 (29.052).

Ligji për tatim të automjeteve motorike që hyri në përdorim më 1 janar 2020 nuk çoi në ndryshime në rritjen e përqindjes së makinave të reja që u importuan në vend vitin e kaluar. Krahasimi i të dhënave statistikore tregon se detyrimet më të ulëta për makinat që kanë emisione më të ulëta të dyoksidit të karbonit nuk dhanë fryte në rritjen e numrit të makinave të reja që u importuan në vend, dhe vitin e kaluar kjo shifër prej 5,172 vetura ishte më e ulët sesa numri i makinave të reja të importuara, nga viti 2016 e deri më sot.

Ndryshimi i vetëm që shkakton habi të madhe në dekadën e kaluar është konsumi vjetor i karburantit dizel në vend. Në vitin 2009, Maqedonia ka shpenzuar 266.999 tonë naftë, ndërsa në vitin 2019 si shoqëri shpenzuar 642.742 tonë naftë, tregojnë të dhënat që para pak kohësh i publikoi „02 Iniciativa qytetare“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button