RDK konsolidon kuadrin në Saraj dhe Kumanovë

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dje në Kumanovë ka zgjedhur kryetarin e ri të degës, Shenasi Xheladini në një kuvend të dytë zgjedhor.

Kryetari i deritanishëm i degës Zenun Ismaili informoi delegatët për aktivitetet e zhvilluara në mes të dy kuvendeve. Gjithashtu të pranishmit u njoftuan edhe me ndryshimet që solli Kongresi i parë i partisë ku kryetari i deritanishëm i degës së Kumanovës u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit Qëndror të partisë, si rrjedhojë kuvendi i degës vendosi që të zgjedh kryetar të ri të degës meqë një gjë të tillë e kërkonte rregullorja dhe Statuti.  

Ndërkohë, RDK në komunën e Sarajit themeloi degën e saj , ndërsa për kryetar u zgjodh Lulzim Farizi nga fshati Radushë doktor i shkencave politike.

“Zgjedhja ime si kryetar i degës së RDK-së në Komunën e Sarajit aq sa paraqet një privilegj, aq më shumë paraqet një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe në kuptim të asaj që më pret mua si kryetar dhe aktivistëve të tjerë të partisë në krijimin dhe themelimin e nëndegëve në të gjitha vendbanimet në Komunën e Sarajit. Barra më e madhe qëndron në atë se tani ballafaqohemi me dy sfida kryesore: e para krijimi dhe struktrimi i partive në të gjitha vendbanimet e Sarajit dhe e dyta sfida që paraqitet me zgjedhjet lokale që do të pasojnë pas dy muajsh”, theksoi Farizi. 

Në themelimin e degës së Sarajit i pranishëm ishte sekretari Izet Zeqiri dhe nënkryetari i RDK-së Gykten Aziri. Izet Zeqiri e uroi kryetarin e porsazgjedhur të degës së RDK-së në Saraj Lulzim Farizi, dhe se Saraji do të jetë më e fuqishme me Rilindjen Demokratike Kombëtare. Izet Zeqiri foli edhe për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në të gjitha sferat veçanërisht në atë ekonomike.

Në ditët në vazhdim, janë në plan themelime edhe të disa degëve të RDK-së në komuna të tjera me shumicë ose me numër të konsiderueshëm shqiptarësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button