RMV, mjekët amë morën protokoll për përdorimin e ‘Ivermektinës’

Ministria e Shëndetësisë informoi se kolegjiumi i ekspertëve për Klinikën Universitare të ISHP-së për pulmonologji dhe alergologji dhe qendrat Kovid brenda bllokut internist, ka përgatitur mendim për përdorimin e ilaçit Ivermektin për pacientët me Kovid-19, njofton Portalb.mk.

“Protokolli përmes Odës së Mjekëve dje iu është dërguar mjekëve amë. Deri në fund të javës, Oda Mjekësore do të organizojë leksion online për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, ndërsa javën e ardhshme OM do të organizojë diskutim online me mjekët klinikë(mjekët që punojnë në spitale) në lidhje me përdorimin e ilaçit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ivermektini nuk është në listën pozitive të barnave të cilat mbulohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, megjithatë sipas vendimit MALMED-i, jepet vetëm me recetë të mjekut amë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se Ivermektina është ilaç antiparazitik me spektër të gjerë veprimi, përdorimi i tij duhet të jetë ekskluzivisht nën mbikëqyrje mjekësore, pa dallim a bëhet fjalë për trajtim shtëpiak apo për hospitalizim. Bëjmë thirrje që qytetarët të mos e marrin Ivermektinin kokë më vete, sepse vetëm një mjek mund të përcaktojë nëse ka indikacione për përdorimin e ilaçit dhe nëse po, në cilën dozë dhe në kombinim me cilat ilaçe tjera mund të përdoret.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se ilaçin “Ivermektin” qytetarët do të mund ta gjejnë nëpër banatore. Ilaçi ERMETIN (Ivermektin) 3 mg x 10 në paketim, nga prodhuesi World Medicine Ilac San.Ve.Tic. nga Turqia në barnatore me çmim të aprovuar me pakicë është 299 denarë.

Disa studime klinike që vlerësojnë efikasitetin e Ivermektinës te pacientët me COVID-19, thonë nga MSh, janë në vijim e sipër ose rezultatet e tyre përfundimtare nuk janë botuar ende në revista shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë që Ivermektina ka një efekt të dobishëm në profilaksinë e COVID-19 te personat e ekspozuar, si dhe në terapinë e pacientëve me pasqyrë të lehtë klinike, mesatare- të rëndë dhe deri te pasqyra e rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button