QKC: 3.5 milion euro shpenzime në vit për këshilltarët komunalë

Shuma e përgjithshme vjetore që u paguhet 1,319 këshilltarëve komunal dhe kryetarëve të këshillave komunal është më shumë se 215 milion denarë ose pak më shumë se 3.5 milion euro, tregon analiza e Qendrës për Komunikime Civile, njofton Portalb.mk.

Shuma e tarifës mujore varet nga numri i banorëve në komunë dhe përcaktohet si përqindje e pagës mesatare në vend. Kryetarët marrin 30% më shumë se këshilltarët nga shuma e përgjithshme. Kusht për të paguar shumën paushalle është të mbash të paktën një seancë në muaj.

“Qyteti i Shkupit ka shpenzimet më të mëdha vjetore për këshilltarët prej 214 mijë eurosh. Këshilltarët e Qytetit të Shkupit marrin shumën më të madhe mujore me pagë mesatare prej 24 mijë denarësh, por të njëjtit, gjithashtu mbajnë më shumë seanca gjatë muajit. Pason Kumanova me rreth 115 mijë euro, kurse në tre pozicionet e ardhshme janë Tetova, Manastiri dhe Gostivari me harxhime vjetore prej rreth 104 mijë euro. Në pjesën e poshtme janë komunat Novac dhe Konçe me 16 mijë euro secila, Zërnovci me rreth 14 mijë euro dhe Vevçani me më pak se 9 mijë euro shpenzime vjetore për këshilltarët ”, thuhet në hulumtim dhe bazën e të dhënave të shumave paushalle mujore të paguara këshilltarëve dhe kryetarëve të këshillave komunal.

Në të thuhet se nga komunat tjera, më të paguar janë këshilltarët e Kërçovës, të cilët marrin 19 mijë denarë në muaj, kurse më pak të paguar janë këshilltarët e Vevçani të cilët marrin pak më pak se 5 mijë denarë në muaj.

Vetëm 12 komuna paguajnë tarifë më të ulët mujore sesa maksimumi ligjor, ndërsa 15 komuna shkojnë edhe mbi atë limit.

Më shumë seanca në vit mban Qyteti i Shkupit, vitin e kaluar deri në 27, kurse të paktën 6 u mbajtën në Qendër Zhupë. Mesatarisht, këshillat komunal kanë zhvilluar 15 seanca në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button