Është dezinformatë që kushdo që do të ketë temperaturë të lartë do të vritet në kampe përqëndrimi

Një postim viral në Fejsbuk pretendon në mënyrë të gabuar se disa të ashtuquajtur “shërbëtorë satanikë” do të kalojnë një ligj në Shtetet e Bashkuara, pastaj do të përdorin Agjencinë Federale të SHBA për Menaxhimin e Krizave (FEMA) dhe kushdo që kollitet ose ka ethe do të të futet në një kamp përqendrimi dhe do të vritet, shkruan Vërtetmatës.

Postimi ilustrohet nga një foto nga një media që shpjegon se një deputet demokrat në Shtetet e Bashkuara në New York ka propozuar një ligj që lejon ndalimin e njerëzve të cilët konsiderohen si një rrezik i mundshëm për shëndetin publik dhe kështu kriza Kovid-19 do të abuzohet në mënyrë autoritare.

Kampet e pretenduara të burgjeve me logon e FEMA-s paraqiten si ilustrime shtesë në postim. Duke kërkuar këto foto në motorin e kërkimit Google, mund të arrini në përfundim në se fotot janë të vjetra. Njëri prej tyre daton nga 29 nëntor 2007 dhe është botuar në New York Times.

Sipas artikullit në të cilin u botua kjo foto, në këto rimorkio u strehuan viktimat e Uraganit Katrina dhe ato ishin të vendosura në shtetin e Luizianës. Pra, ky është informacion plotësisht i palidhur me krizën e koronës dhe çdo ligj që aktualisht duhet të votohet në Shtetet e Bashkuara. Fotoja me përshkrim dhe lidhje me Uraganin Katrina është publikuar edhe këtu.

Fotoja e dytë, e përdorur për të manipuluar dhe keqinformuar publikun, është në të vërtetë një foto e Associated Press nga Rad Adileh, botuar më 10 Mars 2015. Kjo foto nuk përshkruan ndonjë kamp përqendrimi, por një kamp refugjatësh në Azrak, 100 km në lindje të Amanit, Jordan. Fotoja mund të shihet në lidhjen e mëposhtme.

Por le të kthehemi te përmbajtja tekstuale e postimit që po rishikojmë. Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Një ligjvënës nga Nju Jork po propozon një ligj për herë të tretë që do të lejojë personat që janë bartës ose të dyshuar të një sëmundjeje të ndalohen. Sidoqoftë, ajo që nuk publikon ky post është se Nik Peri e ka propozuar këtë ligj tri herë në të kaluarën, çdo herë pa sukses, domethënë ai kurrë nuk ka kaluar para përfaqësuesve të asamblesë shtetërore të Nju Jork-ut. Ligji u propozua për herë të parë në vitin 2015, kur kriza me Kovid-19 nuk ekzistonte, pastaj në janar të vitit 2017, gjithashtu kur koronavirusi nuk ekzistonte, për herë të tretë, në janar 2019, gjithashtu para krizës epidemike. Në të tre rastet, ligji nuk shkaktoi asnjë vëmendje dhe kurrë nuk u procedua më larg se komisioni kompetent.

Në një deklaratë, Peri shpjegoi se propozimi u krijua fillimisht gjatë krizës me Ebolën në vitin 2015, pasi u përcaktua që njerëzit e infektuar me Ebola hynë në Shtetet e Bashkuara.

Nuk ka asnjë qëllim, asnjë plan, asnjë përfitim në ligjin tim, për të hequr ose abuzuar me çdo liri të dhënë amerikanëve sipas Kushtetutës. “Unë ju nxis të lexoni me kujdes ligjin dhe të mos pranoni interpretime jashtëzakonisht të manipuluara dhe të pasqyruara gabimisht të tij, edhe pse pjesërisht mund të vlejë edhe për pandeminë Kovid-19,” tha Peri.

Përndryshe, herën e parë që projekt-ligji u hodh në votim, ai nuk u sforcua, sepse kërcënimi nga Ebola u parandalua duke gjetur vaksinën. Deputeti shton se ai është i hapur për ndryshime.

Përndryshe, ligji do të lejonte guvernatorin të mbajë njerëzit që paraqesin kërcënim për shëndetin publik në një institucion mjekësor ose në një institucion të përshtatshëm.

Pretendimi se ky ligj, i cili as nuk është miratuar, as nuk ka një shans të vërtetë për t’u miratuar, është planifikuar për të vrarë njerëz në kampe përqendrimi është i pavërtetë dhe është një dezinformim i përgjithshëm që nuk bazohet në ndonjë fakt dhe nuk është bazuar në asnjë deklaratë. Në mbështetje të këtij dezinformimi, janë përdorur fotografi më të vjetra se pesë vite, nga kontekste që janë larg nga pandemia Kovid-19 (e cila as nuk ekzistonte 5 vjet më parë) dhe nga katastrofa natyrore dhe luftëra. Vetë teksti i projektligjit mund të lexohet këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button