Mos kini frikë, Nostradamusi nuk parashikoi fundin e botës dhe vendosjen e çipave në vitin 2021

Në fund të çdo viti, të gjithë do të donin të dinin të paktën se çfarë i pret në vitin e ardhshëm, kështu që postimet në portale dhe rrjetet sociale në lidhje me horoskopët dhe profecitë e ndryshme sjellin një audiencë dhe lexohen gjerësisht. Por kjo nuk i jep të drejtën medias të publikojë parashikime të tmerrshme sensacionale dhe të pavërteta që vetëm shtojnë frikën dhe ndjenjën e pasigurisë, shkruan Vërtetmatës.

Si pothuajse çdo vit tjetër, edhe në vitin 2021 hyjmë me një njoftim tjetër viral për parashikimin e pretenduar të Nostradamus për vitin e ardhshëm. Pa edhe një verifikim themelor të së vërtetës, po përhapen skenarë të ndryshëm apokaliptikë që duhet të presim të ndodhin këtë vit.

Apokalips me zombi, armët biologjike ruse, uri, tërmete, sëmundje, epidemitë, myslimanët sundojnë Evropën, goditja e asteroideve, çipe …

Duket e frikshme, apo jo? Këto skenarë tronditës apokaliptikë, gjoja të parashikuar nga Nostradamusi për vitin 2021, vetëm shqetësuan publikun dhe nuk arritën asgjë përveç frikësimit të panevojshëm në fillim të vitit. Por a do të ndodhë kjo në vitin 2021? Sigurisht jo për shkak të profecive të Nostradamusit. Pse? Sepse nuk është e vërtetë që parashikimet e Nostradamusit pretendojnë këto ngjarje të frikshme.

Në këtë përmbledhje nuk do të futemi aspak në atë nëse Nostradamusi ishte me të vërtetë një profet apo jo dhe nëse ai kishte aftësinë të parashikonte të ardhmen. Megjithëse është një pyetje legjitime pse parashikimi i së ardhmes, dhe veçanërisht i së ardhmes së largët (500 vjet), është në kundërshtim me gjithçka që na mëson shkenca dhe hyn në fushën e të mbinatyrshmes. Por ne nuk do të merremi me këtë, sepse nuk ka nevojë për këtë. Mjafton të tregojmë se Nostradamusi nuk bëri aspak parashikime të tilla, të cilat diskutohen në këtë artikull.

Profecitë e Nostradamusit janë në formë poetike. Në vargjet e tij nuk mund të lexoni as datën, aq më pak emrat e personave të famshëm. Pra, “tërmeti në Kaliforni”, “Papa Françesku”, ose “ushtarët amerikanë” nuk mund të lexohen në vargjet e tij, sepse ato nuk ekzistojnë. Mos të harrojmë edhe faktet se gjatë kohës së Nostradamusit (1503-1566), kontinenti amerikan sapo ishte zbuluar, shteti aktual i Kalifornisë nuk ekzistonte si i tillë, se një pjesë e kontinentit amerikan nuk kishte as emër, si që nuk kishte as “ushtarë amerikanë”.

Siç kemi shkruar në disa raste deri më tani, vepra e Nostradamusit është shprehur në katërshe, pra strofa me katër rreshta në formë vargjesh dhe gjëegjëzash, të cilat nuk janë të renditura kronologjikisht. Ndoshta duke u ndjerë i pambrojtur nga persekutimi fetar, ai shpiku këtë metodë për të fshehur kuptimet e profecive. Gjatë shkrimit, ai përdori një përzierje të gjuhëve të tjera si greqisht, italisht, latinisht dhe një dialekt të Francës Jugore.

Për më tepër, profecitë e Nostradamus janë formuluar në mënyrë të paqartë dhe të përkthyera dobët. Kjo e bën pothuajse të pamundur që të lidhei drejtpërdrejt me një ngjarje, person ose datë specifike. E gjithë kjo lë hapësirë ​​për interpretimin e tyre në mënyra të ndryshme, dhe kështu prodhimin e spekulimeve, të pavërtetave dhe frikësime të pabazuara.

Interpretime të tilla të paplota, të paverifikuara dhe arbitrare të profecive janë thjesht të paqarta, shtojnë frikën dhe stresin që qytetarët ndiejnë çdo ditë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Në një situatë ku ekziston pasiguri për shëndetin tonë dhe të afërmve dhe kur dëgjojmë çdo ditë informacione negative, njoftime të tilla frikësuese, të cilat janë të pavërteta, janë absolutisht të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button