Eto’o s’ka dyshime, tregoi trashëgimtarin e Messit te Barcelona

Samuel Eto’o, ish-sulmues i Barcelonaës, i cili krijoi një lidhje të frikshme në fushë me Messin me Pep Guardiolën trajner, e ka të qartë se kush duhet të marrë trashëgiminë e numrit 10, kur ai të vendosë të largohet përgjithmonë nga “Camp Nou”.

Në një intervistë për portalin britanik “Sport Bible”, raporton SS, Eto’o tha se ai sheh Ansu Fatin si “yllin” e madh të Barçës në vitet e ardhshme.

“Mendoj se do të jetë “ylli” i së ardhmes. Ai aktualisht po bën gjëra të mahnitshme, kështu që mendoj se klubi me të vërtetë duhet të përgatitet dhe të kujdeset mirë për të. Shpresojmë që ai të zëvendësojë Messin”, – komentoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Mallorcas dhe Interit.

Aktualisht i dëmtuar (në parim duhet të kthehet në fillim të marsit), Ansu Fati që kur ka debutuar me fanellën e Barçës ka shënuar 13 gola në 43 ndeshje.

Pasi konfirmoi veten si një lojtar i ekipit të parë, Ansu Fati është bërë gjithashtu lojtar shumë i rëndësishëm për Spanjën. Eto’o tashmë e ka të qartë që Ansu Fati duhet të jetë trashëgimtari i Leos te Barça.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button