RMV, 506 kompani do të pranojnë 5.9 milionë euro, dominojnë kompanitë nga Shkupi dhe Pollogu

Në mbështetje të luftës kundër virusit korona, 506 kompani në Maqedoninë e Veriut do të pranojnë 5.9 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“U miratuan gjithsej 5.9 milion euro në grupin e parë të kërkesave për kredi të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes publike, ose 506 kompani me gjithsej 3,552 punëtor. Sipas strukturës të këtyre kërkesave për kredi, 275 kërkesa për kredi vijnë nga kompanitë e vogla, 222 kërkesa janë nga kompanitë mikro dhe 9 kërkesa për kredi janë nga tregtar-individual”, njoftojnë nga Banka për zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është lista e parë e kërkesave të miratuar për kredi për linjën e tretë pa interes, si një projekt i mbështetur edhe nga BE-ja.

“Pjesa më e madhe e kompanive nga grupi i parë nga 506 kompani, vijnë nga rajoni i Shkupit, dhe atë me 37%, ndërsa pas saj vjen rajoni i Pollogut me 17% dhe rajoni juglindor me 14%”, raportojnë nga Banka, duke sqaruar se kërkesat do të miratohen në grupe, derisa të harxhohen mjetet e planifikuara për këtë qëllim.

Ndryshe, aplikimi për 5,7 milionë eurot e para për kredi pa kamatë nga Banka për zhvillim, si një ndihmë e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në luftën me Covid-19, filloi prej 26 marsit të vitit 2020.

“Ndërmarrjet deri 10 të punësuar, mund të aplikojnë për vlerën deri 5 mijë euro, ndërmarrjet që kanë 11 deri 50 të punësuar, mund të aplikojnë për vlerën deri 15 mijë euro, ndërsa ato ndërmarrjet që kanë nga 51 deri 250 të punësuar mund të aplikojnë për vlerën deri 30 mijë euro. Vlera më e ulët për të cilën mund të aplikohet është 3 mijë euro”, kishin sqaruar nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button