RMV, vendimet e Qeverisë në lidhje me ndihmën prej 6.000 denarëve, vaksinimin e qytetarëve dhe çështje tjera

Në seancën e 38-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që afati për pagesën e mbështetjes financiare të zgjatet deri më 31 mars, transmeton Portalb.mk.

“U vendos për vazhdimin e afatit për shfrytëzimin e mjeteve financiare deri më 31 mars të vitit 2021”, njoftojnë nga Qeveria, duke sqaruar që rreth 22 mijë qytetarë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Propozim-programi i Ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e qytetarëve në RMV për vitin 2021 u miratua nga Qeveria në këtë seancë.

“Mjetet financiare të miratuara për këtë program janë 805 milionë denarë, prej të cilave 415 milionë për sigurimin e sasisë së nevojshme të vaksinave për vaksinimin e vazhdueshëm, ndërsa 390 milionë denarë për blerjen e vaksinave Kovid-19”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria në këtë seancë miratoi Propozimin-programin për ndërtimin, furnizimin dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpitë e të moshuarve, si dhe për objektet e fëmijëve për vitin 2021.

Tarifa për vlerën e punëve të planifikimit urban u shqyrtua dhe u miratua nga Qeveria, e cila miratoi edhe Programin për financimin e shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2021 me një buxhet prej 20 milionë denarëve.

Në këtë seancë gjithashtu vazhdoi shkarkimi e emërimi i drejtorëve në institucione të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button