“Yon Idy” shkupjani që shkruan, këndon, kompozon: Uroj që muzika në RMV të vlerësohet më shumë (VIDEO)

Shkruan, kompozon, këndon dhe luan në instrumente, i riu Yon Idy nga Shkupi me këto talente pretendon të kap majat pse jo edhe në skenat më të mëdha botërore. Ai së fundmi ka publikuar këngën “Got Me All Down” të cilës po ja shijon sukseset. Në një intervistë për Portalb.mk, Yoni foli për atë se sa vlerësohet muzika në RMV dhe si ka ndikuar pandemia në këtë të fundit, transmeton Portalb.mk.

Yon Idy ka filluar të shkruaje dhe të kompozoje këngë nga mosha 17 vjeçare, ndërsa instrumentin e ka mësuar përmes internetit, edhe pse kjo e fundit i ngelet një pasion atij pasi që ajo që e kënaq këngëtarin nga Shkupi është krijimi i këngëve, gjegjësisht kompozimi dhe shkrimi i tyre.

Yon Idy.
Yon Idy.

“Unë fillova që të luaj me kitarë që 16 vjeç, e mësova përmes Youtube, menjëherë pas asaj e pash se gjëja e cila më kënaq më shumë është kur kompozoj dhe shkruaj gjëra origjinale, më pas kur i performoj ata. Kështu që, në qoftë se jo me 16 vjet në 17 vjet veçse fillova të shkruaj tekste dhe të kompozoj këngët e mija. Ka 9 vite që merrem me muzikë” tha Yon Idy.

Ai këngët i ka kryesisht në gjuhën angleze, kjo për shkak se pretendon të kap dëgjues të artit të tij nga të gjitha anët e botës, Yoni theksoi se do të kishte dashur që muzika e tij të vlerësohet edhe më shumë në Maqedoninë e Veriut.

“Aryeja kryesore është për të arritur një publik më të gjerë, fundi fundit jetojmë në Maqedoninë e Veriut dhe këtu ekziston dygjuhësia në çfarëdo niveli. Dëshira ime është që të vlerësohet më shumë, që të kem publik më të gjerë. Megjithëse kjo nuk varet prej meje, ajo që varet prej meje është të prodhoj sa më shumë material, dhe këtë po e bëj aktualisht” tha Yon Idy.

Pandemia me virusin korona ka prekur padyshim çdo profesion. Megjithatë, sipas Yon Idyt kjo e fundit nuk është se i ka dëmtuar shumë artistët, përkundrazi, ai thotë se gjatë kohës së karantinës ka qenë i “detyruar” të krijoje sa më shumë muzikë dhe kjo është diçka pozitive.

“Në jetën personale, si çdokush normal që ka pasur anët negative si stresi dhe frika dhe çdo gjë tjetër që lidhet me virusin. Megjithatë, në lidhje me punën besoj se ka qenë pozitive sepse fundi i fundit ku rnuk ke se çfarë të bësh, je i detyruar të qëndrosh në shtëpi mund të marrësh vetëm të punosh dhe kam krijuar material shumë më të gjerë se sa kisha krijuar më herët” shtoi Yon Idy në intervistën për Portalb.mk.

Kënga e fundit “Got Me All Down” është krijuar tërësish nga vetë artisti

Autor i këngës është vetë Yon-i. Ai është edhe ko-producent i kësaj kënge të regjistruar në “Studio Podrumot”, së bashku me Angel Qosevin. Kjo këngë ka një ndikim të madh të bluzit, ndërsa në produksion mbisundon akustika.

Këngë të tjera të Yon-it
Stili i Yon-it mund të përshkruhet si indie-pop. Me këngën e mëparshme Got Me All Down,

ndikimi I bluzit gjithnjë e më shumë del në pah.
Këngët e tjera të Yon-it: Hold Me CloseGentleWalking the Line of LoveWaste No Love и Back Around.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button