Pas protestës kundër policisë, u arrestuan kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë tjerë partiak

Është arrestuar kreu i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, njofton Insajderi.

Pas organizimit të protestës së kësaj partie para stacionit të policisë, me moton “Për politikanët tubime, për qytetarët dënime”, policia e Kosovës ka ndërhyrë duke e arrestuar Molliqajn dhe aktivistë tjerë të kësaj partie

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se të arrestuarit janë: Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi.

Nol Nushi nga radhët e PSD-së ka thënë se kjo ishte vetëm një protestë kundër politikanëve që po i shkelin masat anti-Covid, dhe nuk po dënohen, sikurse po ndodh për qytetarët e vendit.

Protesta e PSD-së ishte paralajmëruar ditën e djeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button