Buçkovski: Do t’i shqyrtojmë komentet e Bullgarisë për planin tonë aksional dhe do të ndërtojmë pozicion të qartë

Përfaqësuesi special i Qeverisë për Bullgarinë, Vlado Buçkovski thotë se në periudhën vijuese grupi punues nga pala maqedonase do të shqyrtojë komentet nga Bullgaria për Planin Aksional të propozuar nga pala maqedonase dhe do të ndërtohet pozicion i qartë, transmeton Portalb.mk.

Ai momentalisht ndodhe në Sofje, ku mbrëmë ka realizuar takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cili i ka dorëzuar Plan Aksional, për të cilën autoritetet e vendit thanë se është përgjigje e Planit Aksional të vendit.

Buçkovski dhe Zaharieva mbrëmë kanë shkëmbyer ide për vazhdimin e procesit për kthimin e besimit mes dy vendeve.

“Roli im si përfaqësues special i Maqedonisë së Veriut del nga përpjekjet e Qeverisë maqedonase të arrijë zgjidhje në kontestin bilateral me Bullgarinë dhe me këtë të largohen pengesat për fillim të negociatave të vendit tonë me BE-në”, deklaroi Buçkovski për MIA-n.

Ai potencoi se në këtë kontekst, çdo komunikim i tij zyrtar në relacionin Shkup – Sofje, është në funksion të Planit Aksional të propozuar nga vendi i cili përmban hapa konkret në pjesën e ndërlidhjes përmes Korridorit 8, bashkëpunimi në arsim, në energjetikë, kulturë, ekonomi dhe shoqërisë informatike.

“Gjithë kjo duhet të krijojë besim mes qeverive dhe shteteve, mes popujve të dy shteteve. Pavarësisht intensitetit të udhëtimeve të mia dhe takimeve, është i dukshëm interesi i të dyja palëve që të mos lejohet ngrirje e raporteve apo komunikimit vetëm nëpërmjet mediave apo përmes ndërmjetësuesve. Afërsia jonë si dy popuj dhe dy shtete me momente të përbashkëta nga e kaluara dhe pikëpamje të përbashkëta drejt historisë na orienton të dyja palët që të ndërmarrim hapa deri në gjetjen e zgjidhjes, ndërsa takimet e këtilla të punës janë pikërisht një hap para drejt zgjidhjes”, theksoi Buçkovski.

MPJ-ja bullgare mbrëmë kumtoi se Bullgaria propozoi plan aksional për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim dhe se dokumenti ka të bëjë me të gjithë ministritë resorë, ndërsa pritet në nënshkruhet në takimin e ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë në intervistë për TV Telma, sqaroi se atë që mbrëmë e kanë marrë si përgjigje nga Bullgaria është në të vërtetë pikëpamja e tyre drejt planit tonë aksional, përkatësisht shkëmbimi i ideve në raport me atë plan.

Planin Aksional, siç theksoi ai, e ka propozuar në vizitën e tij të parë në Sofje, si mënyrë për vendosjen e një agjende precize mes ministrive në bashkëpunimin e tyre që më pas, ta propozojnë si plan konkret të detyrave dhe aktiviteteve pasi kanë bërë koordinim të brendshëm me të gjitha ministritë për të gjitha projektet që janë në rrjedhë, kanë ngecur apo planifikohen.

Vizita do të zgjasë disa dit, ndërsa herën e fundit në Sofje ai ishte në fillim të dhjetorit, kur kishte takime me ministren e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, kryeministrin Bojko Borisov dhe ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Siç njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë, Buçkovski do të udhëtojë shpesh në Bullgari për të përcjellë Planin Aksional dhe inkurajimin e bashkëpunimit.

“Në këtë drejtim, duam që edhe një herë të potencojmë se roli i përfaqësuesit special Buçkovski është që rregullisht të udhëtojë për në Bullgari me qëllim përcjelljen e Planit Aksionar dhe inkurajimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim është e pritshme në periudhën në vazhdim të realizojë udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup- Sofje”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Jashtme.

Vlado Buçkovski u emërua i dërguari special i Qeverisë së Maqedonisë në Bullgari në fillim të dhjetorit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button