Mali i Zi nga sot, kurse nga 14 janari Serbia do të heqin testin e detyrueshëm PCR për qytetarët RMV-së

Nga sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut sërish do të mund të hyjnë në Mal të Zi pa PCR test, ndërsa nga e enjtja, 14 janar, do të mund të hyjnë edhe në Serbi. Qeveria në mëngjesin e sotëm njoftoi se kryeministri Zoran Zaev zhvilloi bisedë telefonike me homologen e tij serbe Ana Bërnabiq gjatë së cilës është vendosur që të hiqet testi i detyrueshëm, me çka siç thuhej në njoftim, përsëri do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë pa pengesë mes qytetarëve të të dyja vendeve, njofton Portalb.mk.

“Gjatë bisedës, krahas urimeve për vit të suksesshëm 2021, u shprehën edhe dëshira dhe interes për bashkëpunim edhe më të thellë mes qeverive dhe popujve të të dyja vendeve në vitin e ri. Kryeministrja Ana Bërnabiq e informoi Kryeministrin Zaev se nga dita e enjte, 14 janar, Republika e Serbisë do të heq testin e detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me të cilën përsëri do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë pa pengesë mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sot, Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Jelena Boroviniç-Bojoviç informoi se ishte marrë vendim për të hyrë në Malin e Zi pa testimin e detyrueshëm të koronavirusit.

Deri më tani, qytetarët e Maqedonisë pa test PCR mund të hynin vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Hyrja në Bullgari nga vendet fqinje lejohet me test PCR, ndërsa kufiri grek për shtetasit e Maqedonisë është mbyllur që nga fillimi i pandemisë covid-19.

Që nga 28 dhjetori, Turqia ka vendosur gjithashtu test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë për të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në vend, kurse për tranzit nuk është i nevojshëm testi.

Ndërkohë për hyrje në Maqedoni, shtetasve të huaj nuk u duhet test PCR. Më 6 tetor të vitit të kaluar, Qeveria vendosi që qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës të mund të hyjnë në vend pa pasur test negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button