RMV, prej sot mund të gjendet në barnatore ilaçi ‘Ivermektin’ kundër Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë informoi se ilaçin “Ivermektin” nga sot qytetarët do të mund ta gjejnë nëpër banatore. Ilaçi ERMETIN (ivermectin) 3 mg x 10 në paketim, nga prodhuesi World Medicine Ilac San.Ve.Tic. nga Turqia në barnatore me çmim të aprovuar me pakicë është 299 denarë, njofton Portalb.mk.

“Ky ilaç mund të merret vetëm me recetë të mjekut amë ose të ndonjë mjeku specialist. I njëjti mund të përdoret për trajtim shtëpiak dhe spitalor, dhe të merret në mënyrë parandaluese, vetëm me rekomandimin e mjekut, nëse një person ka qenë në kontakt me ndonjë person pozitiv me Kovid-19”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Disa studime klinike që vlerësojnë efikasitetin e ivermektinës te pacientët me COVID-19, thonë nga MSh janë në vijim e sipër ose rezultatet e tyre përfundimtare nuk janë botuar ende në revista shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë që ivermektina ka një efekt të dobishëm në profilaksinë e COVID-19 te personat e ekspozuar, si dhe në terapinë e pacientëve me pasqyrë të lehtë klinike, mesatare- të rëndë dhe deri te pasqyra e rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button