fbpx

Mourinho cakton çmimin e Rooneyt, ai nuk kushton as 40 milionë

Strategu portugez i Chelseat, Jose Mourinho si duket tani ka filluar të futet edhe në punët e presidentit. Mourinho ka përcaktuar dhe kuotën që mund të shpenzohet për sulmuesin anglez,  Wayne Rooney i cili është objektivi i parë i skuadrës blu në këtë merkato.

“Klubi ka një bilanc shumë të mirë me financat, të ardhurat shpenzimet. Ne mund të shpenzojmë për një lojtar që kushton 20 milion stërlina, 25 apo 30 milion stërlina pa i prishur këto balanca dhe pa pasur nevojë që të shesim ndonjë nga futbollistët që kemi në dispozicion. Klubi është gati për diçka të tillë”, tha portugezi Jose Mourinho.

Gazetarët anglez siç e kanë zakon edhe kësaj radhe nuk harruan pa i bërë një pyjetje provokuese Mourinhos duke e pyetur se a do të mund të përballojë skuadra shpenzimin e 50 milionë stërlinave për një futbollist siç është Rooney, ai u përgjigj: ” Sulmuesi nuk kushton 50 milion stërlina, por as edhe 40 milion”, përfundoi Mourinho./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button