U caktua data dhe vendi i negociatave ndërmjet Greqisë dhe Turqisë

Bisedimet ndërmjet Turqisë dhe Greqisë planifikohen të fillojnë këtë muaj në Stamboll, përkundër asaj se kishte pasur sugjerime që një takim i tillë të zhvillohet në Tiranë.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar pak më parë se negociatat mes Turqisë dhe atyre do të rifillojnë më datë 25 janar, raporton ABC, duke theksuar se bëhet fjalë për xhiron e 61 të negociatave dhe ato nuk do të mbahen në Tiranë siç u shpreh kreu i ministrisë së Jashtme turke që do të ishte i gatshëm të merrte pjesë, por në Stamboll.

Më herët, mediat turke raportuan se kreu i diplomacisë turke Mevlut Çaushoglu i bëri thirrje palës greke që të negocionin. Madje, Çaushoglu kishte sugjeruar Tiranën si vendin ku mund të takoheshin me grekët nisur edhe nga sugjerimi i kryeministrit Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button