Komuna e Ohrit thotë se punon në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore, UNESKO nuk sheh përparim

UNESKO nuk sheh përparim në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, sipas draft raportit të fundit, i cili është dërguar në qeverisjen lokale dhe ministrive kompetente, Ohri është një hap para vendosjes në listën e pasurive botërore në rrezik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Raporti ju vendos theks problemeve në mbrojtjen e autenticitetit të ndërtesave të vjetra, heqjen e ndërtesave të paligjshme dhe planeve urbanistike problematike për ndërtim, si dhe ndikimin e tyre në liqen dhe botën e gjallë.

Nga Komuna e Ohrit thonë se draft raporti i parë i UNESKO, i cili është rezultat i misionit të monitorimit në shkurt të vitit të kaluar si dhe përmbledhje e vërejtjeve nga të gjitha monitorimet paraprake të cilat kanë qenë në këtë rajon, veçse ka arritur deri ta ata dhe se në afatin e paraparë do të dërgohen të gjitha komentet.

Në reagimin e raportit, nga Komuna e Ohrit, megjithatë, thonë se në mënyrë të vazhdueshme punojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të UNESKO, si dhe se kanë arritur të bëjnë hapa konkret në ruajtjen e statusit të pasurisë botërore, natyrore dhe kulturore.

“Një plan gjithëpërfshirës është miratuar për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit i cili kap të gjitha aspektet në pjesën e menaxhimit me bregut të liqenit, hapësirat urbane dhe rurale. Janë stopuar projekte dëmtuese për ndërtim në qendrën e skijimit Glishnica si dhe ndërtimi i rrugës ekspresë Ohrid-Sveti Naum. Ka filluar rindërtimi i sistemit të kolektorëve në liqenin e Ohrit dhe formimi i ndërmarrjes publike e cila është e detyruar për kontroll të sistemit e ujërave të ndotura. Gjithashtu, për herë të parë është vendosur platforma për bashkëpunim me Shqipërinë për mbrojtje të liqenit në dy vendet fqinje” thonë nga Komuna e Ohrit.

Ata gjithashtu përcjellin se është përgatitur inventar për objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe është vendosur moratorium kohor për ndërtimin në të gjithë territorin e komunës, gjithashtu ka filluar edhe procesi i përgatitjes të planeve urbanistike për 18 fshatra të Ohrit, si një nga mënyrat më efikase në luftën kundër ndërtimeve pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button