Tetovë, në gusht të 2021 pritet të jetë gati pishina e mbyllur dhe në shfrytëzim për qytetarët

Në gusht të vitit 2021 duhet të kishin përfunduar punët për pishinën e mbyllur në Tetovë, bëhet fjalë për një investim të Agjencisë për Rini dhe Sport prej 700 mijë eurove. Bashkë investitor në këtë projekt është edhe Komuna e Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Nga Agjencia për Rini dhe Sport për Portalb.mk thanë se sipas kontratës për ndërtimin e kësaj pishine, parashihet që punët të përfundojnë 18 muaj pas fillimit të tyre, mësojmë se punimet kanë filluar në shkurt të vitit 2020 – që matematikisht, i bije të përfundojnë në gusht të vitit 2021.

“Pishina në Tetovë gjithsej kap shifrën prej 43.340.237,00 denarëve (mbi 700.000 euro). I njëjti duhet të ndërtohet 18 muaj pas fillimit të punimeve, gjegjësisht nga muaji shkurt i vitit 2020. E gjithë shuma prej 43.340.237,00 financohet nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport” thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Përveç hapësirës për t’u larë, kjo pishinë do të jetë në përputhje me të gjitha standardet e Federatës Botërore të Notit, që do të thotë se do të posedoje edhe me hapësira tjera shtesë të nevojshme për funksionimin normal të një pishine.

“Pishina në Tetovë duhet të mundësoje aktivitete edukative, rekreative dhe sportive për trening, si dhe për gara lokale. Pishina do të përmbushe të gjitha standardet e Federatës Botërore të Notit (FBN). Gjithashtu, objekti është efikase në energji” thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Sa i përket shtratit të pishinës, i njëjti ka formë të drejtkëndëshit me dimensione 25×9 ndërsa i thellë do të jetë nga 0,80 – 1,35m.

Edhe pse kryesisht financohet nga Agjencia për Rini dhe Sport, Komuna e Tetovës gjithashtu ka dorë në realizimin e këtij projekti

Cilat janë kompetencat dhe obligimet e Komunës së Tetovës për këtë pishinë?

  • Përgatitja e terrenit për ndërtim
  • Sigurimi i energjisë elektrike
  • Kyçje në kanalizimin atmosferik
  • Ndërtimi i kushteve për kyçje në ujë dhe kanalizim
  • Sigurimi i qasjes deri pishina
  • Në rast të shfaqjes së instilacionit nëntokësor, me mjete të tyre të sigurojnë dislokimin
  • Pas ndërtimit të marre në shfrytëzim pishinën dhe me atë të menaxhoje siç duhet.

Gazetari i Portalb.mk ishte sot në vendin ku është duke u ndërtuar kjo pishinë:

Pishina e mbyllur në Tetovë.
Pishina e mbyllur në Tetovë.

Ndryshe, në qoftë se punët ndërtimore shkojnë sipas dinamikës së paraparë dhe nuk paraqiten probleme shtesë, qytetarët e Komunës së Tetovës do të mund ta shfrytëzojnë këtë pishinë nga fundi i vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button