Eda Ahmeti: Të rinjtë së paku një herë duhet ta provojnë skijimin (VIDEO)

Skijimi është një prej sporteve më atraktive gjatë stinës së dimrit. Në një intervistë për Portalb.mk, Eda Ahmeti nga Tetova, na tregon për gjithë dashurinë që ajo e ka për sportet dimërore, të cilët mund të duken edhe të rrezikshëm.

Eda Ahmeti studion arkitekturë, por, pasioni i saj më i madh është skijimi dhe bordimi. Ajo filloi me skijim që nga mosha katërvjeçare, ndërsa së fundmi e shohim edhe me snowbord. Meqë Eda është nga Tetova, nga hapja e sezonit dimëror, atë mund ta shohim në Kodrën e Diellit çdo fundjavë duke e shijuar natyrën në maksmum!

“Sipas meje skijimi, është njëri nga sportet më të mira për t’u qetësuar fizikisht dhe mendërisht. Nuk ka se si të shpjegohet ndjenja e momentit kur bordoj në vende që janë jashtë terrenit. Paramendoni se jeni vetë dhe e vetmja gjë që e shihni është ngjyra e bardhë e pastër e borës, e vetmja gjë që e dëgjoni është zëri i erës që fryen në veshin tuaj dhe zhurma e borës që shtypet.” u shpreh Eda.

This slideshow requires JavaScript.

Mesazhi që Eda përcjell për të rinjtë sa i përket skijimit është:

“Mjafton ajri i pastër që e merr në Malin e Sharrit apo kudo që shkon për skijim. Ndoshta jo çdo kush do të ndjehet njëjtë si ndjehem unë kur jam në terren, por, do t’u kisha sugjeruar të rinjve që së paku një herë ta provojnë. Do të mjaftojë ta ndjejnë atë bukuri të skijimit.” përmbylli Eda Ahmeti.

Në këtë periudhë pandemie, të gjithë shohim t’u shmangemi ambienteve të mbyllura, ndërsa gjëja më e bukur që mund t’ia ofrojmë vetes është një avanturë me skijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button