Uji në Tetovë dhe Gostivar sot nuk është i sigurt për pije

Uji në Tetovë aktualisht nuk është i pijshëm, kjo pasi që janë dëmtuar burimet e tija në malin Sharr për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Mjeku Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë rekomandon që uji të mos pihet, derisa të dilet me rezultate se cilësia e tij është përmirësuar. Turbullira të ujit në burimin e lumit vardar ka pasur edhe në Gostivar, ku gjithashtu nuk rekomandohet pirja e ujit sot, shkruan Portalb.mk.

Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik potencoi se rezultatet e fundit japin shpresë se ky problem nuk do të zgjate shumë, gjegjësisht se nuk do të vije deri në ndotje mikrobiologjike. Megjithatë, ai rekomandon që aktualisht uji të mos pihet.

Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë
Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë

„Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka ardhur deri në çarje të burimeve në malin Sharr dhe kështu ka dëmtuar ujësjellësin e qytetit të Tetovës. Për shkak të kësaj, nuk rekomandojmë që uji të pihet, gjegjësisht rekomandojmë të shfrytëzohet ujë në shishe apo i njëjti të zihet për dhjetë minuta dhe pastaj pasi të ftohet të shfrytëzohet. Rekomandojmë të mos shfrytëzohet uji deri sa të dalim me rezultate konkrete, rezultatet e fundit na japin shpresë se nuk do të vije deri në ndotje mikrobiologjike mirëpo kjo do të jetë tranzitore” deklaroi Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik.

 

Deri në turbullimin e ujit në burimin e lumit Vardar ka ardhur edhe në komunën e Gostivarit, nga ku gjithashtu apelojnë që uji të mos pihet deri sa cilësia e të njëjtit të përmirësohet.

“Për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit në burimin  lumit Vardar dhe për pasojë, uji në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit është i ndotur dhe nuk guxon të përdoret për pije” njoftojnë nga NPK “Komunalec” Gostivar.

Ndryshe, ditëve të fundit në rajonin e pollogut ka pasur reshje të shiut të cilat sipas ekspertëve të kësaj fushe, do të zgjatin edhe ditëve në vijim. Andaj, deri sa nga Instituti për Shëndet Publik të dalin me konfirmim se cilësia e ujit është përmirësuar, nuk rekomandohet pirja e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button