Pas ndalesës, ekipi i OBSh-së më 14 janar do të hyjë në Kinë të hetojnë origjinën e koronavirusit

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili duhet të hetojë origjinën e koronavirusit do të mbërrijë në Kinë më 14 janar, njofton Portalb.mk.

Reuters raporton se Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, i cili njoftoi ardhjen e ekipit të OBSH-së, nuk ndau më shumë detaje në lidhje me planin e aktiviteteve të hetuesve të organizatës botërore.

Ekipi i OBSh-së duhej të ishte tashmë në Kinë, por atyre iu ndalua hyrja në këtë shtet me arsyetimin për vizat.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ndalesa ndodhi për shkak të mungesës së vizave dhe ai ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte siguruar ende lejet për ekipin “duke pasur parasysh se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtojë në minutën e fundit”.

Ai shtoi se kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë për të theksuar “se misioni është një përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar”.

Ndërkohë, Pekini tha të mërkurën se vonesat në një mision të planifikuar prej kohësh nga ekspertët e OBSH-së në Kinë nuk janë “vetëm një çështje vizash”.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, u tha gazetarëve se bisedimet po vazhdonin midis palëve mbi “datën specifike dhe rregullimin specifik të vizitës së ekipit”.

Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 u zbulua për herë të parë në Vuhan në fund të vitit 2019, dhe shumë shpejt u përhap në tërë botën.

Sidoqoftë, vëzhguesit thonë se Kina tani po kërkon të distancohet nga lidhjet e saj të hershme me koronavirusin. Në periudhën e fundit ajo po thekson sukseset e saj në luftimin e pandemisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve fillestare për virusin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, disa herë e ka quajtur koronavirusin “një virus kinez”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, deri më tani në botë janë infektuar me koronavirus mbi 84 milionë persona, prej të cilëve mbi 1 milion e 800 mijë kanë vdekur.

Të dyja shifrat besohet të jenë më të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button