Shqipëri, 1823 hektarë tokë në Shkodër janë nën ujë, vijojnë problemet në Obot

Shirat e dendura që kanë përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh vijojnë të shkaktojnë përmbytje masive në zonën veriore. Në Bashkinë e Shkodrës raportohet se janë përmbytur 1823 hektarë tokë, por nuk ka shkaktuar probleme në banesa.

Ndërsa vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot pasi niveli i ujit ka arritur mbi 80 cm dhe është e kalueshme vetëm nga mjetet e larta, shkruan TCH. Jashtë funksionit është edhe Ujësjellësi Oblika 1, ndërsa UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë. Gjithashtu shkarje dherash ka pasur në rrugën Baks-Rrjoll dhe Bashkia po punon për pastrimin.

Nga ana tjetër rruga e Obotit e cila dje ishte tërësisht e pakalueshme duke bllokuar një fshat të tërë, sot është e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Rritje të nivelit të ujit ka edhe në Liqenin e Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç. Po ashtu është bllokuar aksi Shirgj-Darragjat në vendin e quajtur ‘’Urrelat’’. Problematikë mbeten lumi Drin dhe Kir të cilët në disa vende po gërryejnë tokat bujqësore, kurse liqeni i Shkodrës ka rritje të nivelit të uji

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button