Një person i maskuar me çarçaf të bardhë, vodhi automat për lojëra të fatit në një fshat të Tetovës

Një vjedhës i maskuar me çarçaf të bardhë mbi trupin e tij, hyri në një lokal në fshatin Jançishtë të Tetovës, duke menduar se në atë mënyrë nuk do ta njohin. Sidoqoftë, vjedhja u regjistrua nga kamera e sigurisë, pas së cilës hajduti u ndalua nga policia e Tetovës, njofton Portalb.mk.

“Më 9 janar në orën 8, D. С. nga Jançita ka denoncuar se në objekt – kafe-bar, ku kishte pasur të venodsura edhe aparate për lojëra të fatit, në periudhën prej 1.30 deri më orën 7.20 një person i panjohur ka kryer vjedhje në ndërtesë. Personi fillimisht ka hapur derën e përparme dhe më pas ka hapur një nha automatët për lojra të fatit. Nga aty ai tërhoqi 67.140 denarë, një pjesë në euro dhe një pjesë tjetër në denarë. Pak më vonë, rreth orës 13 pas dyshimit për kryerjen e vjedhjes, është arrestuar G. B. (45) nga i njëjti fshat”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Pamjet e bëra nga kamera e sigurisë në kafe-bar, shihet se si një person, i gjithi i mbuluar me çarçaf të bardhë, se si hy në objekt, duke menduar se ashtu i maskuar nuk do të mund ta njohin. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta fshehur identitetin, pasi policia shpejt ra në gjurmët e vjedhësit, i cili ishte nga i njëjti fshat, dhe e arrestoi atë.
Policia nuk informoi se si arriti ta zbulojë vjedhësin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button