Kryeministri Edi Rama: Nesër nis vaksinimi në Shqipëri

Nesër Shqipëria nis vaksinimin anti-Covid. Ky është lajmi që publikon para pak minutash në Facebook kryeministri Edi Rama, shkruan Ora News.

Nën hashtagun Shqipëria buzëqesh, shefi i qeverisë nuk kursen as ngacmimet për kundërshtarët politikë teksa shkruan: “Punë, jo gjumë”.

“Lajm i mirë. Shqipëria buzëqesh. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid19“, shkruan Rama.

LAJM I MIRË?

Nesër nisim vaksinimin antiCovid19?

#ShqipëriaBuzëqesh?

Posted by Edi Rama on E Diele, 10 Janar 2021

Më 1 janar, përmes një videomesazhi, kryeministri Rama do të shprehej se Shqipëria kishte siguruar 500 mijë doza vaksina të kompanisë Pfizer.

Sipas tij, sasia e dakorduar do të paguhej menjëherë në bazë të termave dhe procedurës tip të kompanisë Pfizer me të gjitha vendet.

Rama shtonte më 1 janar se, 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit dhe sipas tij të tjerat në bazë të planit të vaksinimit.

Sipas Ramës, vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, por është e këshillueshme për të gjithë.

Vaksinimi do të nisë në fillim me personelin shëndetësorë, pastaj mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75-vjeç.

Qëndra e parë e vaksinimit anti-Covid është vendosur në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria regjistron 63,595 të infektuar dhe 1241 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button