fbpx

Gostivar, janë arrestuar pesë persona akuzohen për vjedhje të rëndë

Sektori i Punëve të Brendshme Gostivar, ka zbardhur vjedhjen e rëndë e cila ishte kryer më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar nga një bankomat, të vendosur në një shitore në Gostivar dhe deri në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, ndërkaq ka ngritur padi penale kundër pesë personave.

Bëhet fjalë për personat M.A. (32) dhe  R.R. (33) nga Svillarja e Poshtme e Shkupit, N.R. (47) dhe A.B. (36) nga Haraqina e Shkupit dhe 24-vjeçari M.K. nga Republika e Shqipërisë.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme njoftuan se dy personat N.R dhe A.B.  këtë mëngjes janë privuar nga liria, kurse personi R.R.  po mbahet në paraburgim për një vepër tjetër penale.  Të pandehurit dyshohet se kanë vjedhë një milion e 800 mijë denarë nga një bankomat duke përdorur forcën dhe pasdite me parashtresë adekuate janë dërguar para gjyqtarit, në një procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button