Vërshime në disa pjesë të Kosovës

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) bënë të ditur se pas reshjeve të shiut dhe borës në disa pjesë të vendit ka pasur vërshime. Sipas parashikimeve të IHK-së, pritet që edhe gjatë ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin, shkruan REL.

IHK përmes një njoftimi bën të ditur se situata hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj.

“Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgun e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre”, thuhet në një njoftim për media të IHK.

Edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi për media të shtunën ka bërë të ditur se pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e kërkim – shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.

Operacionet thuhet se janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Komuna e Gjakovës ndërkaq ka njoftuar se rreth 70 banorët e evakuar më 8 janar nga lagjja “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, janë strehuar përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës.

Në anën tjetër, rrjetin social Facebook, Zjarrëfikësit e Kosovës kanë postuar disa fotografi ku shihen duke ndihmuar qytetarët.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) bënë të ditur se pas reshjeve të shiut dhe borës në disa pjesë të vendit ka pasur vërshime. Sipas parashikimeve të IHK-së, pritet që edhe gjatë ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin.

IHK përmes një njoftimi bën të ditur se situata hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj.

“Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgun e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre”, thuhet në një njoftim për media të IHK.

Edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi për media të shtunën ka bërë të ditur se pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e kërkim – shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.

Operacionet thuhet se janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Komuna e Gjakovës ndërkaq ka njoftuar se rreth 70 banorët e evakuar më 8 janar nga lagjja “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, janë strehuar përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës.

Në anën tjetër, rrjetin social Facebook, Zjarrëfikësit e Kosovës kanë postuar disa fotografi ku shihen duke ndihmuar qytetarët.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar dhe është tërësisht e pakalueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button