Cilat zakone të përditshme rrisin gjasat tuaja për t’u prekur nga korona virusi

Të jetosh me koronavirusin na ka mësuar zakone të reja që mund të na mbrojnë nga sëmundjet. Por edhe nëse mbani maskë dhe i kushtoni vëmendje distancës dhe lani duart, ka disa zakone të zakonshme që mund të zhbëhen, por ndoshta nuk jeni në dijeni të tyre. Shkenca thotë se prekja e hundës është një prej tyre, shkruan Panacea.mk.

PREKJA E HUNDËS

“Nuk është risi që prekja e hundës do të thotë qasje më e lehtë e baktereve në trup, por ndoshta se dini se në atë mënyrë, nëpërmjet gishtit ju vendosni baktere dhe viruse në hundë, ndërsa kjo është pikërisht ajo që ju nuk dëshironi”, shpjegon Dr. Paul Pottinger, specialist i sëmundjeve infektive nga Uashingtoni.

Hunda është rruga ideale për futjen e viruseve sepse përmban lëkurë të hollë dhe të ndjeshme në të cilën plagët formohen lehtësisht, sidomos kur prekni hundën, por përmes tyre në trup mund të hyjnë grimca të padukshme. Pra, është koha të hiqni dorë nga kjo shprehi.

NGRËNIA E THONJËVE

Nevoja për të ngrënë thonjtë mund të shkaktohet nga nervozizmi, zemërimi ose mërzia, por sigurisht që është ide shumë e keqe në një kohë kur koronavirusi po na kërcënon. Prof. Eli Murray, epidemiolog në Universitetin e Bostonit, tregon se kjo është një mënyrë jashtëzakonisht e thjeshtë për të futur virusin në organizëm.

“Çfarëdo që të bëni që ndihmon virusin të hyjë në organizëm përmes mukozës së hollë të fytyrës, vetëm rrit rrezikun e infeksionit”, shpjegon ajo.

I NDANI GOTAT, PJATAT ME TË TJERËT

Gota, ushqimi ose pjata… të gjitha këto janë gjëra që nuk duhet t’i ndani me të tjerët sot, sepse është mënyra ideale për të transmetuar virusin. Një studim i kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmoi se ndarja e pjatave mund të rrisë shanset e infektimit deri në tre herë.

E PREKNI FYTYRËN

Një nga këshillat e para nga ekspertët kur filloi pandemia është akoma e vështirë të pranohet. Megjithëse mbajtja e maskës do ta bëjë punën më të lehtë, zakoni i prekjes së syve, hundës, fytyrës dhe gojës me duar është aq i pandërgjegjshëm sa të gjithë, herët a vonë, akoma do ta prekim dhe nuk do ta vërejmë fare.

“Duke pasur parasysh numrin e zonave që prekim gjatë ditës, prekja e fytyrës me duar të ndyra do të rrisë ndjeshëm shanset e transmetimit të virusit në trup”, tha Dr. Vandana Patel, ndërsa shton se është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për zakonin e prekjes së fytyrës, heqjen e qimeve në fytyrë ose kapjen e puçrrave dhe këshillon të shmangni këto aktivitete me çdo kusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button