Stevanoviq: Nuk mund të presim që virusi korona të zhduket me një shkop magjik, respektoni masat

Mjekja Milena Stevanoviq e ftuar në emisionin “Stadion” në Kanal 77 potencoi se populli nuk duhet të ndaloje së respektuari masat mbrojtëse kundër Kovid-19, sepse sipas saj, nuk mund të presim që ky virus të zhduket me një shkop magjik, shkruan Portalb.mk.

Ajo tha se rrjedhshmëria e numrave të cilat raportohen në Maqedoninë e Veriut është e logjikshme, apeloi për respektim të masave nga ana e qytetarëve në mënyrë që këto numra, të ulen edhe më shumë.

“Një gjë është e sigurt, se numrat të cilat i raportojmë janë absolute nga pacienti i parë i cili u regjistrua në RMV si pozitiv. Ka shumë rrjedhë logjike të numrave, ulje dhe ngritje. Këtë nuk mund të garantoj për numrat në rajon, ndërsa te ne rrjedha është e logjikshme. Pandemia nuk mund të krahasohet me asgjë që kemi kaluar deri sot, unë mantelin e bardhë e mbaj tash 25 vite dhe kam qenë mjeke në më shumë epidemi të ndryshme. Duhet të jemi më të vëmendshëm në raport me prognozat të cilat jepen dhe të mos presim që me ndonjë shkop magjik kjo do të zhduket” tha mjekja Milena Stevanoviq.

Sipas Stevanoviq, gjatë kohë do të mjekohen të sëmurët nga Kovid-19 andaj duhet të ketë riorganizim të personelit mjekësor, gjë që sipas saj, është në planifikim e sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button