RMV, ASh-AA “Ligji për Shtetësi”: Nuk ka nevojë për propozime të reja, BDI-ja të deklarohet a përkrahë propozimet tona

Një ditë pasi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se Qeveria e RMV-së do të përgatite një propozim ndryshim të ligjit për shtetësi, reaguan nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASh) dhe Alternativa (AA). Këta të fundit, konsiderojnë se nuk ka nevojë për diçka të tillë, pasi që propozimi i tyre veçse është në parlament, shkruan Portalb.mk.

Sipas tyre, deklarata e Spasovskit është tendencioze dhe ka për qëllim pengimin e miratimit të propozim ligjit të koalicionit ASh-AA.

“Vlerësojmë se është absolutisht e pa nevojshme që të propozohet një ligj tjetër, kur dihet se edhe LSDM, edhe BDI, edhe VMRO, përmes deputetëve  mund të propozoj amendamente dhe të paraqes ide për propozimin tonë dhe në këtë mënyrë mos të vonojë zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkojmë publikisht nga LSDM që të deklarohet qartë, nëse e mbështesin propozim-ligjin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa” kumtuan nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ata kërkojnë përgjigje nga Bashkimi Demokratik për Integrim në lidhje me qëndrimin e tyre për këtë propozim ligj, pasi që sipas tyre, Spasovski u deklarua se zëvendës ministri i BDI-së është në një vijë me qëndrimet e MPB-së.

“Pas deklaratës së djeshme të Oliver Spasovskit, se mendimi negativ i MPB e ka mbështetjen edhe të zv.Ministrit Nazim Bushi, kërkojmë nga BDI të deklarohet nëse ka ndryshime në qëndrimin e tyre për ligjin për të cilin u deklaruan se do ta mbështesin, por edhe t’i sqaroj opinionit nëse Oliver Spasovski flet edhe në emër të BDI-së, si partner koalicioni, sepse këtë e pamë dje nga mënyra se si u soll me zëvendësin e tij, Nazim Bushi?

Gjithashtu, kërkojmë nga Ministri Spasovski që të ndërpresë cirkun që pamë dje se si e qorton zëvendësin e tij Nazim Bushi, kurse nga ky i fundit kërkojmë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale, me qëllim që të mos e degradoj edhe më shumë votuesin shqiptar.

” shtoi Bujare Abazi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button