RMV, ky është numri i të shtruarve në spital sipas qyteteve, ka krevate të lira ende

Aktualisht në spitalet e RMV-së për Kovid-19 mjekohen gjithsej 766 pacientë, pjesa më e madhe e tyre janë në kryeqytet. Deri tani, të gjitha repartet infektive në shtet kanë krevat të lirë për pacientë të infektuar me virusin korona, shkruan Portalb.mk.

Numri i të shtruarve sipas spitaleve në vend:

  • Manastir – 30 pacientë
  • Shtip – 42 pacientë
  • Tetovë – 17 pacientë
  • Veles – 31 pacientë
  • Kumanovë – 55 pacientë
  • Ohër – 50 pacientë
  • Prilep – 53 pacientë
  • Gostivar – 16 pacientë
  • Strugë – 28 pacientë
  • Strumnicë – 49 pacientë
  • Koçani – 18 pacientë
  • Kërçovë – 12 pacientë
  • Kavadar – 23 pacientë
  • Gjevgjeli – 12 pacientë
  • Dibër – 10 pacientë

Këtu duhet të merret parasysh se ky numër ndryshohet çdo orë, pasi që disa pacientë shërohen dhe lëshohen nga spitali ndërsa të tjerë pranohen në spital.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv me Kovid-19 të cilët shërohen në repartet infektive edhe në kryeqytet është 766, aktualisht ka rreth 450 krevate spitalore të lira në qendrat Kovid.

Ndryshe, të gjitha repartet spitalore disponojnë me krevate spitalore të cilat kanë qasje në terapi me oksigjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button