Indonezi, avioni që humbi kontaktet është rrëzuar në det

Avioni i udhëtarëve i kompanisë Sriwijaya Air, i cili kishte humbur kontaktet, raportohet se është rrëzuar në det, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Transportit i Indonezisë, Budi Karya Sumadi, njoftoi se avioni me numër udhëtimi “SJ182” me 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit, që humbi kontaktet 5 minuta pas ngritjes në fluturim, është rrëzuar në një pikë mes ishullit Laki dhe Lancang në brigjet e Xhakartës veriore.

Sumadi tha se kanë filluar punimet e shpëtimit në gamë të gjerë në të gjithë zonën ku është rrëzuar avioni.

Ndërkohë, zyrtarët e agjencisë kombëtare për kërkim-shpëtim kanë njoftuar se në punimet që vazhdojnë në rajon janë gjetur disa pjesë që i përkasin avionit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Transportit të Indonezisë, Adita Irawati, më herët njoftoi se kontakti i fundit me avionin i cili u ngrit në fluturim nga kryeqyteti Xhakarta drejt qytetit Pontianak ka qenë në ora 14.40 sipas kohës lokale.

Më 29 tetor të vitit 2018, avioni i tipit “Boeing 737 Max 8” me numër udhëtimi “JT610” i kompanisë ajrore Lion, u rrëzua në një det në Indonezi pak kohë pas ngritjes nga ishulli Sumatra i Xhakartës drejt qytetit Pangkal Pinang. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 189 persona.

Aeroplani nuk është i modelit Boeing 737 Max, i përfshirë në dy incidentet në vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button