RMV, një çajtore në Haraçinë ka punuar pas orarit të lejuar, është arrestuar pronari dhe lokali është mbyllur

Policia e RMV-së në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut (ISHT) dje ka mbyllur një local në Haraçinë të Shkupit, kjo ka ndodhur dje në orën 21:00, pra pas orarit të lejuar për punë ndërsa në atë çajtore janë gjetur një numër i madh i mysafirëve së bashku me pronarin, shkruan Portalb.mk.

Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) informojnë se aktualisht po e hetojnë rastin dhe menjëherë pas kësaj, do të ngrihet padi penale.

“Pronari A.B. (25) u gjet gjithashtu në çajtore nga fshati Haraçinë dhe ai u arrestua në Sektorin e Policisë Haraçinë, dhe pas dokumentimit të çështjes, do të ngrihet padia penale sipas nenit 206 të Kodit Penal”, kumtuan nga MPB-ja.

Ndërkaq, ky objekt është mbyllur menjëherë pasi u pa se është i hapur. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button