FBI ka publikuar fotografi të sulmuesve të Kongresit, kërkon ndihmë për gjetjen e tyre

Agjentët e FBI-së kanë gjetur një automjet me 11 bomba të bëra në kushte shtëpiake, disa pushka dhe automat dhe disa mitraloz. Automjeti i cili ishte në pronësi e një personi nga Alabama ishte parkuar afër kongresit, ndërsa bombat ishin të mbushura me benzinë dhe polisterol, që sipas FBI-së, do të duhej ta kishin efektin e bombave napalm, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka publikuar fotografi të disa personave të cilët të mërkurën hyrën në Kongres me qëllim të parandalojnë zyrtarizmin e rezultateve të zgjedhjeve sipas të cilave, Joe Biden është presidenti i ri i ShBA-ve. FBI ju drejtua amerikanëve që të ndihmojnë dhe të paraqesin në qoftë se i shohin personat.

Foto:FBI
Foto:FBI

Disa persona që hyrën në Kongres veçse janë arrestuar. Mes tyre edhe 60 vjeçar Richard Barnet nga Arkanza, i cili e “okupoi” zyrën e spikerit të dhomës së përfaqësuesve, Nensi Pelosi.

Foto:FBI
Foto:FBI

Ndryshe, hetimi është i gjerë, ndërsa personat që kërkohen mund të akuzohen për disa vepra penale për të cilat parashihen shumë vite burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button