Twitter ka bllokuar Trump, presidenti në ikje i SHBA premton hapjen e një platforme të tij

Platforma sociale, Twitter njoftoi se ka vendosur t’ia pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit në largim Donald Trump për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës, shkruan Euronews Albania.

Pasi protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan më 6 janar Kongresin amerikan, Twitter njoftoi për pezullimin prej 12 orëve të llogarisë së presidentit, për shkak se siç u tha, ai kishte bërë postime që përbënin shkelje të politikës së kësaj platforme të integritetit civil.

Më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime në Twitter, të cilat, sipas kësaj platforme sociale, kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së “Glorifikimit të Dhunës” të kësaj kompanie

Pas bllokimit të llogarisë së tij, Presidenti Donald Trump postoi nga llogaria e tij qeveritare fjalët: Nuk do të heshtim, teksa u shpreh se po mendon të hapë platformën e tij sociale në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button